
Një supergol i shënuar nga Peposhi në minutën e 66-të, i dha fitoren minimale Teutës ndaj Partizanit.
Triumf i rëndësishëm për durrsakët, që po kalojnë një moment të mirë. Partizani kaloi në avantazh me Mikulic, por goli i këtij të fundit, u anulua për pozicion jashtë loje.
Në fund, vendimtar rezultoi supergoli i Peposhit, që i dha 3 pikë të arta Teutës, që shkon në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, po aq sa edhe Laçi i vendit të shtatë.
Ndërkohë Partizani mbetet në vendin e tretë me 43 pikë të grumbulluara.



