Zjarri në Shpërdhazë të Mirditës ende aktiv, terreni i keq vështirëson ndërhyrjen

Zjarri në Shpërdhazë të Mirditës ende aktiv, terreni i keq vështirëson ndërhyrjen

Vendi ynë vijon betejën me flakët, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri aktive, por 15 prej tyre janë arritur të shuhen.

Ndërkohë që situata në fshatin Shpërdhazë, Nj.Administrative Kaçinar vijon të jetë problematike, ndërsa në terren ndodhen 3 zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por terreni i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen.

Operacioni në këtë zonë po drejtohet nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Mirditë.

Po ashtu edhe në Malësinë e Kurbinit zjarri vijon të jetë aktiv, por aktualisht pa rrezik për zonën e banuar, pasi sot ka patur një ndërhyrje nga ajri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy