Deputetja socialiste Blerina Gjylameti thotë se që nga viti 2017, në Partinë Socialiste përtej asaj që është organi kolegjial më i lartë Kryesia ku ka diskutime, kanë rol të shtua drejtuesit politikë të qarqeve.
Nga studio e MCN Live, ajo deklaroi se asambletë e zgjeruara të bashkive dalin emrat e kandidatëve, ata i nënshtrohen sondazhit, përtej kryetarëve aktualë.
Pas dakordësimit të dy emrave, ata dy emra vijnë në Kryesinë e PS dhe diskutohen emrat në bazë të sondazheve dhe mbështetjes që kanë në asambletë e zgjeruara.
Vijojmë vit pas viti me mbështetjen e madhe se diskutimet janë me qytetarët. Rama nuk mbështet një kryetar bashkie që nuk gëzon mbështetje, se nuk do fitojë.
Patjetër që ka diskutime, por ka bërë delegim të kompetencave tek drejtuesi politik i qarkut, ai që e ndjek në përditshmëri, përtej deputetëve. Se kur vihet në tryezën e Kryesisë vihet me emra me konsensus dhe të sonduar që mund të garantojnë fitore.
Patëm së fundmi zgjedhjen e kryetarëve të partive të 61 degëve, një nga arsyet që dolëm përtej organizimit tradicional, ishte se duke tejkaluar propozimin nga strukturat, arritëm që edhe ata që kishin dëshirë të bëheshin pjesë.
Është detyrë e dikujt që e drejton që të ketë në radhë më të mirët. Llogaridhënia publike e kryebashkiakëve, kishte të bënte me një takim publik, me qytetarë të ftuar, Kryeministri, kryebashkiaku dhe po bëhen takime të hapura në 61 bashkitë, ku qytetarët diskutojnë se çfarë është realizuar.
Paralelisht po shikohen ata që janë, ata që kanë më shumë mandate do të duhet të shihet performanca e tyre, për të pasur figurat më të mira përfaqësuese të forcës poltike dhe qytetarëve.
Lidhur me raportin e Komisionit Europian se Shqipëria duhet të frenohet nga zbatimi i Programit të Pasaportës së Artë të njohur edhe si Skema e Shtetësisë së Investitorëve dhe të shfuqizojë bazën ligjore për një program të tillë, duke aplikuar ndryshime të reja në ligjin për shtetësinë, Gjylameti sqaroi qëllimin e dhënies së kësaj pasaporte.
Qëllimi i pasaportës së artë ka të bëjë me tërheqjen e investitorëve të caktuar të cilët për një interes vijnë në Shqipëri dhe investojnë.
Duhet parë me shumë kujdes si çdo gjë tjetër, siç është diskutuar për një sërë nismash që nuk kemi patur mbështetjen fillestare të partnerëve tanë strategjikë si BE.
Nuk besoj se kemi patur ndonjë vendimmarrje në kundërshtim me partnerët ka pasur gjithmonë diskutime për të pasur formën më të mirë që bashkohen të dyja palët.
Shpeshherë ka pasur hezitim para se të kishim institucionet ligjzbatuese në Shqipëri. Arsyet pse ngrihet shqetësimi është mungesa e organeve ligjzbatuese, ato që janë parandaluese të shumë fenomene.
Kur është forcuar kapaciteti i tyre nuk ka vend për shqetësim, ato tejkalohen.



