
Dieta ushqimore është shumë e rëndësishme për ata që janë ndarë me cigaren. Për të nxitur riparimin e mushkërive, studiuesit këshillojnë mollët dhe domatet, të provuara si aleate të këtyre organeve në procesin e plakjes.
Studimi është kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik John Hopkins Bloomberg. Në studim janë përfshirë 650 persona, ish-duhanpirës dhe joduhanpirës. Ekspertët kanë vlerësuar konsumin e frutave dhe perimeve dhe kanë matur funksionet e mushkërive me pajisje specifike.
Shifrat treguan se konsumi i domateve dhe frutave të freskëta, në veçanti mollët, kanë efekt të dukshëm në ngadalësimin e procesit të rënies së funksioneve të mushkërive te ish-duhanpirësit, tregues ky që një molecule, e cila gjendet në të dyja këto ushqime aktivizohet për të riparuar dëmet që ka shkaktuar duhani në mushkëri. Efekti mbrojtës te mushkëritë shihet me konsumimin e të paktën dy domateve në ditë dhe tre porcioneve fruta, në veçanti mollë. / ANSA /Përgatiti: G.S./



