Gjuriç sërish në Kosovë, kësaj radhe me leje

Gjuriç sërish në Kosovë, kësaj radhe me leje

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dhënë leje shefit të së ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, për një vizitë në Kosovë. Gjuriç do të festojë Pashkët ortodokse me serbët e Kosovës.

Pranimin e kërkesës nga autoritetet e Kosovës e ka konfirmuar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi.

 “Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron. Rregullat do t’i respektojë sepse është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë Vuniqi.

Vizita e dytë e Gjuriçit në veriun e Mitrovicës vjen 10 ditë pas arrestimit të tij. Ai u vu në pranga pasi hyri në territorin e Kosovës pa marrë leje. Pas arrestimit në Mitrovicë, Gjuriç u çua në Prishtinë, nga ku më pas u dërgua në kufirin në Merdar, për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe.

Kjo shkaktoi indinjatën e sërbëve të Kosovës. Partia e tyre, Lista Serbe, doli nga koalicioni qeverisës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy