Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e vona të së mërkurës, në aksin Thumanë-Fushë Krujë.
Aksidenti u shënua si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, ku forcat zjatrfikëse arritën të nxjerrin të aksidentuarit.
Shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen nga automjetet të shtetasve K. C., 29 vjeç, drejtues i njërit prej automjeteve të përfshira në aksident dhe pasagjeren, shtetasen E. Y., 26 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës në Tiranë.
Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident shtetasi Dervish Allamani.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.



