
Ne jemi të interesuar të gjejmë mënyra për të krijuar kushtet për një armëpushim në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për këtë qëllim.
Kjo ishte deklarata që bëri Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres, teksa u takua me ministrin e Jashtëm rus Lavrov në Moskë.
Është i nevojshëm krijimi i kushteve për dialog me Ukrainën dhe për një armëpushim.
Guterres do të takohet me presidentin rus Putin në Kremlin pas Lavrov.



