Një tjetër virus i ngjashëm me Covid zbulohet te lakuriqët rusë

Një tjetër virus i ngjashëm me Covid zbulohet te lakuriqët rusë

Një virus i ngjashëm me koronavirusin SARS-CoV-2 që mund të infektojë qelizat njerëzore është gjetur te disa lakuriq nate që jetojnë në Rusi.

Patogjeni, i quajtur Khosta-2 , u izolua në lakuriqët patkua, i njëjti grup lakuriqësh në të cilin viruset pandemike SARS, MERS dhe COVID-19 besohet se kanë evoluar, përpara se të kalonte te qeniet njerëzore.

Autorët e studimit, të udhëhequr nga profesori Michael Letko, pedagog në Shkollën Paul G. Allen të Universitetit të Uashingtonit për Shëndetin Global, specifikuan se dy viruse të ngjashëm me SARS-CoV-2 u zbuluan në fund të vitit 2020 në Rusinë perëndimore.

Patogjenët, të quajtur Khosta-1 dhe Khosta-2, u gjetën në popullatat e patkoit më të madh (Rhinolophus ferrumequinum) dhe patkoit më të vogël (Rhinolophus hipposideros), lakuriqët e natës janë përhapur gjerësisht edhe në zona të tjera të Evropës.

Të dy viruset i janë nënshtruar disa testeve laboratorike, duke i çuar shkencëtarët në përfundimin se vetëm Khosta-2 mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm për njerëzit (fillimisht besohej se ishte i padëmshëm).

Është saktësisht e njëjta lidhje biologjike e përdorur nga SARS-CoV-2 për të sulmuar qelizat njerëzore dhe për të shkaktuarCOVID-19.

Kështu, shkencëtarët kanë vendosur të ekspozojnë Khosta-2 ndaj antitrupave të marrë nga njerëzit e vaksinuar kundër koronavirusit, duke përfshirë ato që rrjedhin nga varianti aktualisht dominues Omicron, në mënyrë që të verifikojnë aftësinë e tij neutralizuese.

Sidoqoftë, në asnjë rast, virusi Khosta-2 nuk është neutralizuar nga imunoglobulinat Covid, prandaj, nëse ai përhapet, ne do të ekspozohemi ndaj infeksionit dhe një pandemie të re, të mundshme.

Autorët e studimit theksojnë se virusit të gjetur te lakuriqët e natës ruse i mungojnë disa gjene që lidhen me patogjenezën njerëzore, megjithatë ekziston rreziku që ai të rikombinohet me një patogjen tjetër, siç është SARS-CoV-2 dhe të fitojë agresion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy