Çipi: Shqipëria ta bëjë me ligj, të mos ketë financime nga jashtë për partitë. Pse jam i kënaqur me kandidaturën e Robert Kennedy-t në SHBA

Çipi: Shqipëria ta bëjë me ligj, të mos ketë financime nga jashtë për partitë. Pse jam i kënaqur me kandidaturën e Robert Kennedy-t në SHBA

Regjisori Kastriot Çipi duke folur në emisionin “Arnautistan” u shpreh i kënaqur me kandidaturën e Robert F. Kennedy-it për President të SHBA-ve.

Çipi vlerëson faktin që ai ka qenë kundër vaksinës së Covid-it dhe kundër mbylljes (lockdown-i).

Jam shumë i kënaqur që Robert F. Kennedy ka shpallur kandidaturën për President të Amerikës. Ka qenë kundër vaksinës, kundër lockdown, është avokat për mbrojtjen e mjedisit, që dëmtohet nga koorporata të papërgjegjshme që kanë për qëllim vetëm fitimin.

Kennedy është anti-establishement, nuk e di nëse do ta lejojnë të bëjë fushatë, apo do ta vrasin. Vlerësoj shumë qëndrimin e politikanëve gjatë pandemisë. Kush ka qenë kundër masave, për mua ia vlen të jetë në listë. Janë tre vjet shkelje me këmbë të lirive dhe të drejtave të njeriut”.

Çipi tha se duhen ndaluar me ligj financimet e huaja për partitë politike shqiptare.

George Soros ka financuar të paktën 10 milionë paund fushatën për një referendum të dytë post-Brexit. Unë kam qenë pro Brexit. Jam pro çdo lloj lëvizje sovraniste. Jam kundër establishmentit të Brukselit. Për mua duhet të ketë zero financim nga jashtë. Edhe Shqipëria duhet ta bëjë me ligj. Asnjë subjekt që merr 1 qindarkë nga USAID, fondacionet e Soros, fondacionet e Komisionit Europian nuk duhet të përfshihet në politikën shqiptare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy