
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një kërkesë Kolegjit Zgjedhor për të shqyrtuar më herët padinë e PS kundër vendimit të KAS për listën e kandidatëve të PD.
Teksa Kolegji Zgjedhor vendosi sot seancën për shqyrtimin e padisë së PS më 31 mars, KQZ kërkon përshpejtim të shqyrtimit, pasi sipas saj çdo vonesë krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit, e cila ndikon në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit brenda afateve të përcaktuara për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Ky proces tashmë po mban peng edhe fletët e votimit, pasi duhet të pritet një vendim i Kolegjit Zgjedhor në mënyrë që të dalë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.



