Baçe: Diskot s’janë investime strategjike, menaxhimi i Butrintit shkelje e 5-fishtë e UNESCO-s (VIDEO)

Baçe: Diskot s’janë investime strategjike, menaxhimi i Butrintit shkelje e 5-fishtë e UNESCO-s (VIDEO)

Presidenti Meta pak ditë më parë ktheu në Kuvend marrëveshjen për menaxhimin e parkut Kombëtar të Butrintit duke e cilësuar atë se cenon Kushtetutën dhe rrezikon trashëgiminë Kulturore.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve MCN TV, arkeologu Apollon Baçe deklaroi se Butrinti mund të falet shumë lehtë, për aq kohë sa kryeministri shprehet se duhet ti jepet fund shprehjeve vrau këtë, shkatërroi atë.

Ai tha se ndërtimi i bareve apo diskove nuk janë investime strategjike, ndërsa shtoi se shpreson që për atë që po ndodh në Butrint Furxhiu dhe Margarirti duhet të japin llogari. Sipas tij, menaxhimi i Butrintit është shkelje e pesëfishtë e UNESCOs.

Këtu ka një spekulim total. Fondi thuhet se do jetë diku te 8 mln. Një pjesë paguan fondacioni, pjesën tjetër ne, më pas blihet hoteli atje, hapen bare e disko, mua më duket se ne jemi kthyer tamam në gogolin e shpirtrave të vdekur. Ajo që më bëri përshtypje ishte një ekspozitë në Prishtinë të fëmijëve të vrarë nga serbët dhe kryeministri jonë thotë boll me këto e vrau këtë, shkatërroi atë. Po si mund të falësh mijëra shpirtra të vrarë, nëse e bën këtë Butrinti falet shumë më lehtë.

Uroj që një ditë bashkë me Furrxhiun se ajo është ndrikulla e gjithë kësaj, edhe Margariti të japin llogari. Se di çfarë ngjashmërie ka Bathorja me Butrintit sepse unë nuk shoh asnjë paralele mes tyre përveçse fillojnë të dyja me B. Unë strategjike quaj raketat balistike dhe jo ndërtimin e diskove dhe lokaleve.

Faktikisht ajo që duhet të ishte është reagimi nga Ikomos, dega e UNESCOs. Menaxhimi i Butrintit është shkelje e 5-fishtë e UNESCOs edhe pse duhet të mbante qëndrim më të hapur por pak a shumë bën një pyetje që në një farë mënyrë është interesim, kur thanë se kush është organizatori shtetëror që kontrollon këtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy