Parashikimi javor i motit/ Gjoni: Të enjten, reshje të dobëta. E shtuna me shtim të reshjeve të shiut (VIDEO)

Parashikimi javor i motit/ Gjoni: Të enjten, reshje të dobëta. E shtuna me shtim të reshjeve të shiut (VIDEO)

Specialistja nga Instituti i Gjeoshkencave, Anira Gjoni, parashikon një javë me vranësira dhe kthjellime të kohëpaskohshme.

Në një komunikim me “MCN live”, metereologia njofton se të enjten rikthehen reshje te dobëta të shiut, teksa të shtunën pritet shtim i tyre.

Dita nisi me vranësira dhe kthjellime të herëpashershme. Nuk presim reshje shiu gjatë këtyre tre ditëve, më pas të enjten presim që të kemi reshje te dobëta dhe e shtuna pritet që te kemi sërish reshje shiu.

Në parashikimin e deritanishëm nuk presim problematika sa i takon reshjeve.

Temperaturat për këtë javë do të vijojnë në qëndrojnë 1 apo 2 ° mbi mesataren  e muajit tetor, relativisht të larta.

Për sot temperaturat maksimale të ditës presin të shkojnë 22 °C, 22 °C në zonat e ulëta dhe 18°C në zonat malore.

Ndërsa për ditën e nesërme dhe ne vazhdim presim që min. në bregdet të shënojnë 15°C, në zonat e ulëta 13 °C  dhe në zonat malore 9 apo 10 °C.

Të ënjten presim që të kemi rritje te minimaleve prej 2 gradësh , kjo edhe për shkak se shoqërohen me reshje shiu, pra do të jemi në këto nivele sa i takon tërë javës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy