Të lumtur me martesën? Është çështje gjenesh

Të lumtur me martesën? Është çështje gjenesh

A do të kesh një martesë të lumtur? Kjo varet edhe nga gjenet. Një studim i publikuar në revistën PLOS ONE zbulon se variacionet (mutacionet), në një gjen të veçantë (ai i hormonit të lumturisë dhe lidhjes nënë-bir – oksitocina) lidhen me më shumë kënaqësi dhe siguri për jetën në çift. Studimi është kryer nga Yale School of Public Health dhe ka analizuar 178 çifte të moshës 37-90 vjeç.

Gjeni i oksitocinës është gjerësisht i studiuar, pasi është thelbësor për lidhjen e nënës me fëmijën e vet dhe për procesin e ushqyerjes me gji. Studimet kanë treguar se disa mutacione të këtij gjeni lidhen me aspekte pozitive të personalitetit, si të qenit i shoqërueshëm, i sigurt në vetvete dhe altruist.

Në mënyrë të veçantë, për këtë studim është analizuar ADN-ja e çifteve (nga kampionët e pështymës) dhe çiftet e bashkëshortëve kanë plotësuar formularë, në të cilët janë përgjigjur për lumturinë në martesë.

Analiza gjenetike dhe krahasimi me përgjigjet tregoi se ata që kishin variantin 'OXTR rs53576' të gjenit, kanë tendencën të jenë më të kënaqur nga martesa. Mjafton që njëri nga partnerët ta ketë këtë variant për të bërë diferencën në këtë aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy