Zika: Duhen shkolla profesionale për punonjësit e pastrimit. Turizmi ka ndikuar në orientimin e të rinjve drejt mësimit të zanateve (VIDEO)

Zika: Duhen shkolla profesionale për punonjësit e pastrimit. Turizmi ka ndikuar në orientimin e të rinjve drejt mësimit të zanateve (VIDEO)

Këtë vit janë regjistruar në vitet e para të shkollave profesionale 4450 nxënës.

Kumrie Zika, eksperte punësimi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se interesi i të rinjve për të ndjekur kurset profesionale ndikohet dhe nga nevojat që ka tregu për zanate.

Është i një tregu që ka nevoja për pjesët profesionale, sidomos të zanateve dhe punëve që orientohen shumë të rinj, nisur nga fakti që këto shkolla profesionale i ofrojnë më tepër mundësi të rinjve, por gjithashtu edukim më të shpejtë se degët e universitetit që të kanë treguar fatkeqësisht në vendin tonë thjesht të pajisin me certifikime dhe jo aftësi profesionale dhe teknika për t’iu integruar tregut të punës.

Punët që kërkohen janë punë të rëndësishme të shërbimeve dhe këtyre degëve profesionale, ku të rinjtë janë ndeshur me të paaftë për t’iu qasur një shërbimi cilësor dhe për të ofruar një shërbim cilësor dhe kjo i ka orientuar që shumica e të rinjve t'i drejtohen këtyre shkollave profesionale për t’u pajisur me tepër pajisje për të zgjedhur një karrierë.

Duke vijuar më tej Zika tha se turizmi është një nga faktorët që ka ndikuar në orientimin e të rinjve drejt këtyre shkollave.

Turizmi është një nga faktorët dhe që zbulon problematikat që vendi ynë ka në ofrimin e një shëbimi cilësor ndaj klientëve. Kjo i ka nxitur bizneset që të nxjerrin punonjësit më të mirë në biznesin e tyre.

Sipas Zikës duket të ketë shkolla profesionale dhe për punonjësit e mirëmbajtjes.

Shumë shkolla profesionale kanë lidhur kontrata me biznese jashtë Shqipëria pa filluar ende studentët shkollën. Kërkohen kuzhinierë, hidraulikë, punonjës të mirëmbajtjes, dhe hotelerisë, sanitarët.

Duhet të ketë shkolla profesionale dhe për këtë fushë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy