Këngëtari nga Kosova Mal Retkoceri në një lidhje skype në 'Zgjohu me MCN' ka folur për linçimin e këngës së tij të re ‘Gone’ për të cilën u shpreh se ideja ka qenë dhe shumë më përpara festivalit në RTSH, por nuk kishte gjetur momentin.
Ndërsa lidhur me këngën “Çmendur:” ku mori dhe çmimin e parë në festivalin e 62-të të këngës, Mal shprehet se kishte synim të shkonte në Eurovizion, por që nuk do të ndalet, madje premton se vitin tjetër do të vijë me një këngë dhe më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë.
Ideja e këngës ‘Gone’ ka qenë shumë më përpara festivalit por thjeshtë se kisha realizuar sepse nuk më ishte dukur si e përshtatshme derisa erdhi momenti i duhur.
Sa i përket “Çmendur”, synimi im qëkur e kam realizuar këngën ka qenë synimi në Eurovizion, fatkeqësisht nuk shkova, por nuk kam për tu dorëzuar. Kam qenë shumë i sigurtë në veshje, këngë, performancë dhe kritikun më të madh kam pasur veten sepse dua një standard të lartë kur bëj një këngë.
Nuk është e lehtë të bësh çdo gjë vetë, por e di se çfarë dua dhe çfarë pres nga produkti final. Jam munduar të bashkëpunoj dhe me të tjerë por jam shumë specifik në gjërat që bëj.
Nuk dorëzohem kurrë, do jem prapë në festival me një këngë dhe më të mirë për në Eurovizion.



