Vrasja e trefishtë në Kamëz/ Çuçi: Mund të ishte shmangur nga sistemi i drejtësisë, liroi nga burgu autorin!

Vrasja e trefishtë në Kamëz/ Çuçi: Mund të ishte shmangur nga sistemi i drejtësisë, liroi nga burgu autorin!

Për arrestimin e autorit të vrasjes së tri grave këtë të mërkurë, Dan Hutra, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm. Në një postim në rrjete sociale, Bledi Çuçi thotë se është një ngjarje e rëndë dhe se mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte ende në burg nga sistemi i drejtësisë.

Çuçi përgëzon Policinë e Shtetit për arrestimin e 41-vjeçarit, duke thënë se nuk do t’i shpëtojë një ndëshkimi më të ashpër.

Reagimi i ministrit të Brendshëm:

Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy