Infermierët në Britaninë e Madhe kanë dalë sërish në grevë këtë të hënë, për të kërkuar rritje pagash përballë inflacionit.
Kjo lëvizje prek shumë shërbime në spitale, por që u ndërpre me vendim të drejtësisë.
E angazhuar që nga dhjetori në një lëvizje sociale të paprecedentë që nga krijimi i saj më shumë se një shekull më parë, Kolegji Mbretëror i Infermierisë, sindikata kryesore në këtë profesion, po udhëheq këtë grevë të re, i cili filloi mbrëmjen e djeshme, pas refuzimit të propozimeve të fundit të qeverisë, një rritje prej 5% dhe një pagesë e vetme e jashtëzakonshme prej të paktën 1,250 paund.



