Berisha: Ligji i minoriteteve, veprime qesharake të Ministrisë së Jashtme

Berisha: Ligji i minoriteteve, veprime qesharake të Ministrisë së Jashtme

Ish-kryeministri Berisha e gjen në kundërshtim me ligjin praktikën e hartimit të projektligjit të pakicave kombëtare nga një ministri si ajo e Jashtmja. Në replikën e tij me ministrin Ditmir Bushati, Berisha u shpreh se rasti në fjalë është në kundërshtim me praktikën parlamentare.

“Ky është ligji i parë që sillet në Kuvend nga ministri i Jashtëm. Kjo është në kundërshtim me praktikën parlamenatre. Nuk kam asgjë me ligjin. Por ai që e njeh Kushtetutën e kupton se ky ligj nuk mund të burojë nga Ministria e Jashtme. Veprime qesharake, burim i një rivaliteti të klaneve mafioze në qeveri. Pastaj përcaktoni pakicat me emërtesë. Ai që e di si përcaktohen pakicat e kupton që me këtë bën një gafë në kohën moderne. Edhe një herë: kjo që ndodh sot është një aderacion i gjithanshëm që nuk shpreh gjë tjetër veçse përpjekjen për një gjethe fiku….”, tha ai ndërsa kryetari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën në përfundim të minutazhit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy