Moti sot/ Reshje lokale dhe vranësira mesatare

Moti sot/ Reshje lokale dhe vranësira mesatare

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.

 

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, ndërsa në qarqet Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të dobëta.

 

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 21 °C

në vendet e ulëta: 8 / 22 °C

në vendet malore: 6 / 16 °C 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy