Elon Musk kritikon punën në distancë.
"Është moralisht e gabuar", tha ai në një intervistë për CNBC, duke theksuar se ndezja e kompjuterit në shtëpi zvogëlon produktivitetin dhe gjithashtu dërgon një sinjal të gabuar punonjësve që nuk e kanë opsionin e punës në distancë.
Musk ka reaguar gjithashtu edhe për postimet e tij në Twitter, shumë prej të cilave janë kritikuar ashpër.
“Unë them atë që dua, nëse pasoja është humbja e parave, kështu qoftë”, tha ai disa orë pas polemikave pas postimeve të tij në Twitter kundër George Soros.



