
Partizani do të luajë një miqësore luksi më 12 gusht. Kampionët e Shqipërisë, do të përballen me skuadrën italiane të Romës. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, shkruan se trajneri Jose Mourinho do të rikthehet në Tiranës. Vetëm një vit më parë, trajneri portugez, fitoi trofeun e Conference League me Romën, me finalen që u luajt në Tiranë në “Air Albania”. Ndeshje e rëndësishme edhe për Partizanin, që do të sfidojë një nga skuadrat më të rëndësishme në Itali.



