Spidermani francez ngjitet në grataçelë për të kërkuar paqe mes Izraelit e Gazës

Spidermani francez ngjitet në grataçelë për të kërkuar paqe mes Izraelit e Gazës

Një alpinist, Alain Robert, i njohur gjithashtu si “Spidermani francez”, u ngjit në një grataçelë 48 kate në Paris, për të bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme.

Me xhaketë të verdhë fluoreshente, pantallona të kuqe dhe këpucë ngjitjeje, Alain Robert, 61 vjeç, u ngjit në Tour Total (Coupole), selia e TotalEnergie, në lagjen La Defense të kryeqytetit francez.

Pas arritjes, pasi ngjiti 179 metrat e kullës, ai u arrestua me akuzën e “rrezikimit të jetës së të tjerëve”, akuzë e rrëzuar më pas nga prokuroria, e cila e la të lirë pasdite.

Robert shpjegoi se donte të dërgonte një mesazh paqeje në mënyrë që “udhëheqësit e mëdhenj nga e gjithë bota të ulen, të mblidhen së bashku, të bëjnë diçka për të zgjidhur një herë e përgjithmonë këtë konflikt midis Palestinës dhe Izraelit”.

Robert i cili u ngjit pa asnjë mjet mbrojtës, duke përdorur vetëm duart e tij të zhveshura, ishte ngjitur në një tjetër grataçelë në zonën e biznesit në Paris, disa javë më parë dhe të nesërmen, 23 tetor, në Instagram ai bëri thirrje për “bisedime urgjente paqeje midis Izraelit dhe Gazës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy