Fikja e dritave tek monumentet historike dhe temperatura që nuk i kalon 19 gradë Celcius në ndërtesat e administratës publike janë dy nga masat e parashikuara sot nga kabineti këshilli i Olaf Scholz, në Gjermani, për vjeshtë-dimrin e ardhshëm.
Situata energjetike është sërish e tensionuar dhe kursimet e gazit janë të nevojshme.
Kështu tha zëvendëskancelari Robert Habeck, teksa shpjegonte masat para gazetarëve.
Me masat e parashikuara, disa prej të cilave duhet të kalojnë përmes Bundesratit, do të kursehet nga 2 deri në 2.5% e gazit.
Bëhet me dije se ngrohja madje do të kufizohet në 12 gradë në vendet ku punonjësit kryejnë punë intensive fizike dhe do të fiket në ambientet e përbashkëta si korridore dhe nuk do të ketë ujë të nxehtë për larjen e duarve.



