Pikëpyetjet e mediave të Malit të Zi/ Rama, takim informal me Nik Gjeloshajn në Tuz

Pikëpyetjet e mediave të Malit të Zi/ Rama, takim informal me Nik Gjeloshajn në Tuz

Kryeministri Rama ka zhvilluar një vizitë jozyrtare në Tuz të Malit të Zi, ku është takuar me përfaqësuesin e Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj. Lajmin e bën të ditur “Vijesti”.

Sipas kësaj të fundit, takimi është zhvilluar në një restorant, ku të dy kanë qëndruar për më shumë se një orë.

Vetë Gjeloshaj ka konfirmuar për "Vijestin" se ishte takuar me Ramën, por nuk ka dhënë detaje.

"Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t'ju them asgjë më shumë se kaq," tha Gjeloshaj shkurtimisht.

Burimi i "Vijesti" pretendon se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi. Megjithatë për takimin nuk ka asnjë njoftim në rrjetet sociale të Ramës ose Gjeloshajt.

Në zgjedhjet parlamentare që Mali i Zi mbajti disa javë më parë, Rama mbështeti Milo Gjukanoviçin dhe DPS në fushatën zgjedhore. Disa ditë para zgjedhjeve të 30 gushtit, Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Malit të Zi të mbështesin Listën Shqiptare, e cila u rendit në krah të partisë së Gjykanoviçit.

Ky i fundit doli në opozitë pasi zgjedhjet u fituan nga grupimi i partive opozitare, mes të cilave edhe Bardh e Zi e Dritan Abazoviçit. Tri ditë më parë, në Mal të Zi u konstituua Parlamenti, ndërsa u mandatua si kryeministër Zdravko Krivokapiç, i cili kryesoi koalicionin “Për ardhmërinë e Malit të Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy