
Ilir Meta, tashmë në cilësinë e kryetarit të komitetit organizativ të Partisë së Lirisë ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë mbi përmbajtjen dhe ideologjinë që do të ketë kjo forcë politike teksa ka theksuar se fokusi i saj do të jetë ruajtja e sovranitetit të vendit dhe vendosja e të drejtës për referendume.
Megjithatë, bashkëpunimi me partinë demokratike të Sali Berishës dhe shpërbërja e Lëvizjes Socialiste për integrim duke e riemëruar partia e lirisë, duket se e sjell partinë e ish presidentit më shumë djathtas sesa majtas, kjo referuar dhe partive europianë që kanë në përbërje këtë togfjalësh.
Do të ishte Silvi Berluskoni, ai i cili më 11 janar të vitit 1994 do të fliste për një pol të lirive dhe disa ditë më vonë do të njoftonte krijimin e Forza Italia, një parti e qendrës së djathtë e cila do të kundërshtonte atë që ai e cilësonte dhe si karteli i majtë dhe do ti udhëhiqte qytetarët drejt një vendi më të mirë, më dinjitoz dhe më modern.
Një Parti e Lirisë do të themelohej dhe në Holandë, e cila deri në vitin 2010 u drejtua nga kryeministri Mark Ruthe dhe cilësohej si populiste dhe nacional-liberale. Kjo forcë politike promovon sipërmarrjen private, liberalizmin ekonomik, kërkon të ulë taksat dhe të kufizojë emigracioni veçanërisht nga vendet e lindjes dhe ato jo perëndimore.
Sakaq, edhe në Austri, Partia Populiste e lirisë u themelua si një parti e krahut të djathtë dhe nacional-konservatore. E drejtuar nga Norbert Hofer, nga shtatori I 2019 deri në 1 qershor të 2021,kjo parti është e treta më e madhe nga pesë partitë e këshillit kombëtar, u kritikua nga autriakët përshkak të tendecave ekstreme të udhëheqjes.
Megjithatë, mbetët për t'u parë nëse Partia e Lirisë, e prezantuar nga ish presidenti Meta, dikur pjesë e partisë socialiste do të kthehet në një parti të djathtë në formë e në përmbajtje, cka do të shënonte një rast të pazakontë që në kontekstin politik shqiptar cënon formalisht partinë demokratike.



