Sulm kamikaz në një restorant në Somali, vdesin 5 persona

Sulm kamikaz në një restorant në Somali, vdesin 5 persona

Një sulm kamikas ka ndodhur në një restorant në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu. Si pasojë e këtij sulmi, pasojat janë mjaft të rëndë, ndërsa mediat somaleze raportojnë se kanë humbur jetën pesë persona. Ndërsa 19-të tjerë kanë mbetur të plagosur, shumica e të cilëve me plagë të rënda në trup. Mes viktimave, mediat e huaja theksojnë se janë edhe dy policë.

Autoritetet policore janë shprehur se sulmuesi ka hyrë në restorant, duke iu afruar më pas akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në erë. “Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë Mohamer Abdirahman, polic në vendin e ngjarjes, agjencisë së lajmeve, AFP.

Më tej, dëshmitari Abdukadir Hussein është shprehur se në kohën e shpërthimit, në restorant ishin dhjetëra persona. “Shumë nga këta njerëz u plagosën. Personalisht pash tmerrin me sy, pasi trupat e pajetë të dy personave ishin afër meje. Shpërthimi shkatërroi gjithçka”, ka thënë ai.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjesinë për sulmin. Grupi terrorist Al- Shabaab që është i lidhur me Al-Kaidën, ka sulmuar shpesh caqe civile dhe të qeverisë në Mogadishu, të cilin edhe e kontrollonte deri në vitin 2011, kur u dëbuan nga trupat ushtarake të Unionit Afrikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy