Bloomberg: Tensionet Macron-Scholz në pikën e vlimit

Bloomberg: Tensionet Macron-Scholz në pikën e vlimit

Marrëdhënia midis kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron ka qenë prej kohësh e tensionuar, por qëndrimi i fundit i Macron për të mos përjashtuar opsionin e dërgimit të trupave të NATO-s në Ukrainë ka çuar tensionet në pikën e vlimit, raporton Bloomberg.

Përçarja midis Parisit dhe Berlinit u ekspozua në fillim të kësaj jave kur Macron deklaroi se ndërsa “nuk ka konsensus sot për të dërguar… trupa në terren” në Ukrainë, “ne nuk mund të përjashtojmë asgjë”. 

Duke u përgjigjur një ditë më vonë, Scholz u tha gazetarëve se "nuk do të ketë trupa tokësore, nuk do të ketë ushtarë në tokën ukrainase, të cilët dërgohen atje nga vendet evropiane ose të NATO-s" dhe se udhëheqësit e aleancës ishin "unanim sa i përket kësaj çështjeje.”  

Deklarata e Macron ishte "qëllimisht e paqartë" dhe synonte "të krijonte pasiguri në mendjen e planifikuesve ushtarakë rusë", shkruan Bloomberg duke cituar zyrtarë anonimë. Megjithatë, ajo u bë "kundër dëshirave të shprehura të zyrës së Scholz", thanë të njëjtët zyrtarë. 

"Në Berlin," vuri në dukje Bloomberg, "Macron shihet si një figurë monarkike që është më mirë në shpalosjen e vizioneve të mëdha sesa në realizimin e tyre." Ndihmësit e afërt të Scholz-it pranuan për Bloomberg se dy liderët nuk kanë një raport harmonik. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy