Trishtimi pas humbjes së kafshëve shtëpiake/ Penalistët diskutojnë dhimbjen që lë pas kur ato ngordhin

Trishtimi pas humbjes së kafshëve shtëpiake/ Penalistët diskutojnë dhimbjen që lë pas kur ato ngordhin

Mbajtja e një kafshe shtëpiake dhe kalimi i kohës me to mund të ketë një ndikim të madh në jetën e njerëzve. 

Humbja e një kafshe shtëpiake është një përvojë shumë e dhimbshme dhe e ngjashme me humbjen e një anëtari të familjes.

Por si ndikon humbja e kafshës shtëpiake në jetën psikologjike të njeriut kur ajo ngordh? 

Për këtë ka folur Armando Hidi, i cili ka ndarë përvojën e tij të hidhur pas humbjes së maces së tij të dashur, gjatë një interviste në programin "Zgjohu me MCN".

Macja jonë Koko ishte e sëmurë, e çuam për kontroll dhe pas një periudhe trajtimesh nuk kishte përmirësim. Kishim dy zgjedhje të mundshme për trajtimin e maces, ku njëra kërkonte një skaner, por kjo mundësi nuk ishte e mundur në Shqipëri. 

Në fund, u zbulua se macja kishte një sëmundje të rëndë që nuk mund të kurohej. Kam qarë më shumë gjatë atij muaji se në gjithë jetën e tij dhe kjo humbje ishte shumë e rëndë, pasi nuk ishte thjesht një "ndarje", por një dhimbje që e ndiente çdo ditë.

Psikologia Ema Bruci këshillon që përballimi i kësaj dhimbjeje të bëhet me kohë dhe kujdes, duke shmangur krahasimet me të tjerë dhe duke u dhënë vetes mundësinë për të përpunuar emocionet. 

Pas disa muajsh, disa mund të ndjehen gati për të adoptuar një kafshë tjetër, por është e rëndësishme që kjo të ndodhë kur të jeni emocionalisht të gatshëm.

Kafshët shtëpiake shpesh krijojnë lidhje shumë të forta me njerëzit, duke sjellë një dashuri dhe lumturi të jashtëzakonshme. Për shumë njerëz, kafsha shtëpiake është një shok i ngushtë, që ndihmon për të kaluar momentet e vështira dhe për të përballuar ankthin. 

Kam pasur pacientë që përjetojnë një ndjenjë të madhe humbjeje dhe trishtimi pas vdekjes së kafshëve të tyre, veçanërisht në rastet kur ata janë prekur nga ankthi i panikut.

Pas humbjes, është e rëndësishme të krijoni një ambient të ri, duke shmangur kujtimet që mund të rrisin trishtimin. Duhet të largoni sendet dhe vendet ku kafsha ka kaluar kohën, sepse ato mund të shkaktojnë ndjenja trishtimi dhe ankthi. 

Krahasimi i dhimbjes që kemi për kafshën me dhimbjen për një anëtar të familjes është një frymë e gabuar, pasi çdo humbje është unike dhe duhet të pranohet si e tillë.

Nga ana tjetër, veterinaria Ornela Mebelli sugjeron që pas humbjes së një kafshe shtëpiake, nuk është e këshillueshme të merrni një kafshë tjetër menjëherë.

Shumë njerëz mund të përpiqen të mbushin boshllëkun e krijuar nga humbja me një kafshë të re, por ky është një proces që duhet bërë me kujdes dhe jo nxitim. 

Është më mirë që të merreni kohë për të përpunuar dhimbjen dhe të krijoni një rutinë të re për jetën tuaj. 

Normalisht dhimbje është ajo që me kalimin e kohës mësohesh me humbjen, dhe shpesh here disa njerëz mund ta marrin një kafshe pas disa kohësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy