Gjiganti nga Serie A kërkon Rashicën

Gjiganti nga Serie A kërkon Rashicën

Skuadra e Milanit ka shfaqur interesim për yllin e Kosovës, Milot Rashicën

Milot Rashica mund të bëhet objektivi i radhës i skuadrës së Milanit. Lajmi është publikuar nga mediat italiane të cilat flasin për një interesim të Rossonerëve për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, i cili prej dy sezonesh po shkëlqen në kampionatin holandez me Vitessen.

Të parët që kanë ndjekur me interes zhvillimin e Rashicës kanë qenë zyrtarët e Napolit, të cilët flitet prej një viti se duan ta bëjnë atë pasardhësin e Callejón.

Sipas “Tuttomercatoweb”, pas tyre, futbollistin 21-vjeçar e kanë ndjekur edhe përfaqësues të klubit të Udieses, të cilët kanë kërkuar informacione më të hollësishme rreth tij.

Megjithatë, një klub mjaft i interesuar për të siguruar shërbimet e vushtrriasit së fundmi duket se është edhe Milani. Rossonerët vazhdojnë të shtojnë elementë të rinj me perspektivë në përbërjen e tyre, duke menduar për të ardhmen dhe Rashica është mes profileve që po monitorojnë.

Mendohet që kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro nga klubi holandez, një shifër e cila përballohet pa probleme nga klubi i Milanit, i cili ka qenë një nga “mbretërit” e merkatos gjatë kësaj vere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy