Bushati: Beleri u dënua për vjedhje votash, por gjyqi publik i bëhet me fabula nacionaliste! Ky është manipulimi më i madh

Bushati: Beleri u dënua për vjedhje votash, por gjyqi publik i bëhet me fabula nacionaliste! Ky është manipulimi më i madh


Analisti Andi Bushati foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi vendimin e GJKKO për dënimin me dy vite burg të Fredi Belerit. Bushati e konsideron paradoks faktin që Beleri po dënohet me një proces të manipulur për vjedhje votash, por gjyqi publik po i bëhet mbi opinione nacionaliste. Analisti mendon që PS nuk e fitoi dot Himarën sepse në këtë bashki kishte një pushtet dhe prani më të fortë të Greqisë, ndryshe nga ç’ndodhi në të tjera bashki të vendit.

I pyetur a mendoni se KQZ-ja duhet të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në Himarë, Bushati tha:

Jo nuk besoj, sepse në radhë të parë vendimi s’ka marrë formë të prerë, dhe kur s’ka marr vendimi formë të prerë askush s’ka tagër të gjykojë mbi këtë vendim. Po mori vendim të prerë Apeli do ketë zgjedhje të reja, nuk ka sens që KQZ të futet në lojë në këtë situatë. Akoma s’kemi vendim fajësie, sepse vendim fajësie quhet kur merr formë të prerë në Apel”.

Ai shton se ka një çarje të thellë mes Tiranës e Athinës, por sot Shqipëria s’është aq e dobët sa në fillim të viteve 90’, pasi sipas tij vendi ynë mund të korruptojë edhe administratën amerikane. 

Gjithë publiku e di që Belerin e ka goditur Rama, por formalisht Rama thotë e ka goditur drejtësia, dhe unë i përgjigjet Rama Greqisë që s’kam dorë të ndërhyjë në drejtësi. Këtu kemi paradoksin e parë. Paradoksi i dytë është që Beleri po dënohet me proces të manipuluar dhe me prova të shpikura, po dënohet për vjedhje votash, por gjyqi publik po i bëhet se ky është vrasësi  Masakrës së Peshkëpisë, njeriu që ka grisur flamurin dhe fabula dalldisëse nacionaliste. Çështja Beleri është shndërruar në debilizim të debatit publik. Hajde bëjmë debatin, a ka prova për vjedhje votash. Në vend të këtij debati mbi faktet, bëhet një debat mbi opinionet nacionaliste, dhe ky është manipulimi më i madh që është bërë këto 10 muaj. 

Sondazhet, matjet e popullsisë tregojnë që Himara ka pak më pak, pak më shumë, 20 për qind elektorat me kombësi apo prejardhje greke, atëherë si mundet që shkoi mbi 50 për qind, I bleu, apo në atë zonë ka një pakënaqësi ndaj pushtetit, ndaj vjedhjes së pronës, sa janë bashkuar edhe shqipfolës dhe grekfolës, kundër PS-së. Ky debat harrohet, sepse duhet të harrohet se kush është thelbi i problemit, që janë pronat e Jugut, dhe problemi i dytë që ndaj Belerit është bërë një proces politik me prova të montuara. Njerëzit të marrin dosjet dhe të shohin, a ka fakte, apo kemi të bëjmë me një proces si ato të KGBS-së sovjetike, ku fillimisht shpallej armiku i partisë dhe më pas fabrikoheshin provat. Faktet janë ato që e nxjerrin zbuluar këtë dosje. Unë s’vë dorën në zjarr se Fredi Beleri mund të mos ketë joshur njerëz për vota, të ketë premtuar dokumente greke, etj etj.

Pyetja që unë shtroj është, po mos ishte Greqia atje, do ta kishin marrë Himarën me të njëjtat metoda siç morën gjithë Shqipërinë. Nuk fitoi dot në Himarë sepse aty pushteti i Greqisë qe më i fortë. Kjo çështje ka krijuar një çarje dhe krizë të thellë edhe në marrëdhënien personale Rama-Micotaqis, edhe në marrëdhëniet mes dy shteteve. Sot Shqipëria nuk është aq e dobët sa ajo e fillim vitit 90’, emigrantët janë stabilizuar, Shqipëria është bërë një shtet aq i fortë dhe i korruptuar, saqë mund ta korruptojë administratën amerikane më shumë se lobi grek në Amerikë”. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy