
Surpriza të reja: Bletët po tregojnë se janë gjithnjë e më të mira në matematikë. Pas zbulimit se ata njohin zeron dhe dinë të bëjnë veprime aritmetike bazë, tani dimë se ato arrijnë të lidhin simbolet me numrat, duke u bërë insektet e para me këtë aftësi.
Zbulimi vjen nga hulumtimi i publikuar në “Proceedings of the Royal Society B” dhe i koordinuar nga Universiteti i Melburnit në Australi (Rmit), në bashkëpunim me Universitetin Francez të Toulouse.
Rezultati hap mundësi të reja për komunikim midis njerëzve dhe specieve të tjera, si dhe qasje më të thjeshta për zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Grupi i hulumtimit ka zbuluar se këto insekte e njohin konceptin zero, si delfinët, papagallët dhe shimpanzetë. Në këtë eksperiment të ri, studiuesit i trajnuan bletët në një labirint në formë Y që përputhet me një simbol në një numër, siç është simboli 2 në dy banane ose dy kapele, duke zbuluar se ato janë në gjendje të mësojnë se një simbol përfaqëson një sasi numerike.
"Që fëmijë ne mund të mësojmë se çfarë janë numrat, por për të njohur se çfarë përfaqëson simboli 4 kërkon një nivel të sofistikuar aftësish njohëse", vëren Adrian Dyer, i Universitetit RMIT.
Kapaciteti i bletëve për të shoqëruar simbolet dhe numrat është i dukshëm, duke pasur parasysh se truri i tyre ka më pak se një milion neurone, kundrejt 86 miliardë të trurit njerëzor. Studime të tjera, kanë treguar se "primatët dhe zogjtë mund të mësojnë të lidhin simbolet dhe numrat, por kjo është hera e parë që kjo aftësi vihet re tek insektet".
Nëse bletët "kanë aftësinë për të mësuar diçka aq komplekse sa gjuha simbolike e krijuar nga njeriu, kjo hap rrugë të reja emocionuese për komunikimin e ardhshëm mes specieve, si dhe hedh dritë të re mbi atë se si mund të kenë evoluar aftësitë numerike ", përfundon ai. /Sipas Ansa/



