Duka: Shtyrja e zgjedhjeve është drejt konkretizimit

Duka: Shtyrja e zgjedhjeve është drejt konkretizimit

Kreu i PAA-së, Agron Duka, është optimist për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund ngërçit politik në vend. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së PAA-së, Duka dha detaje në lidhje me atë që është diskutuar gjatë takimit të Bashës me aleatët.

“U mor në shqyrtim paketa MecAllister dhe propozimet e bëra nga kryeministri Rama siç ishte zv/kryeministri etj e cila kërkon një kohë të domosdoshme implementimi dhe patjetër që të realizohet duhet të ketë një minimum kërkesash pra një identifikim biometrim dhe numërim elektronik.

Unë kam ngulur këmbë dhe besoj u ra dakord që votimi elektronik e ka humbur sensin pasi ndërkohë është caktuar një datë zgjedhjesh dhe kërkohet një shtyrje e logjikshme sigurisht që nuk mund të kërkojmë një vit. E rëndësishme është se duket sikur po shkon drejt realizimit. Besoj se do të ketë një datë që të jetë optimale për ne. Por sidoqoftë kjo datë a është pas dy muajsh apo pas 6 muajsh e rëndësishme është që ne na gjen të bashkuar dhe në krah të njëri-tjetrit. Unë gjykoj sipas mendjes time që jo vetëm në politike, por në biznes, jetë dhe kudo po deshe të dështosh shiheni njëri-tjetrin me dyshim, po deshe të ecësh përpara shiheni njëri-tjetrin me respekt, nuk dua ta huazoj atë fjalën e Metës, por e them sinqerisht me dashuri”, tha ai.

Gjatë punimeve të asamblesë u miratua kooptimi i anëtarëve të rinj të saj, si dhe u darkodësua edhe një herë qëndrimi i PAA në lidhje dhe përkrahjen e opozitës për të arritur që vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy