Rama për barrikadat në veri: Asgjë e re, shfaqja pati të njëjtin fund dhe të gjithë u kthyen në shtëpi!

Rama për barrikadat në veri: Asgjë e re, shfaqja pati të njëjtin fund dhe të gjithë u kthyen në shtëpi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi sot pas largimit të barrikadave në veri të Kosovës.

Sipas tij asgjë e re nuk ndodhi, dhe se shfaqja pati të njëjtin fund, duke u kthyer secili në shtëpi me fitoren e vet.

Rama shkruan në përmbyllje se pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy