Rrugët e Kinës për të hyrë në Europë, shtohen shërbime të reja hekurudhore  

Rrugët e Kinës për të hyrë në Europë, shtohen shërbime të reja hekurudhore  

Treni i parë i mallrave është nisur të shtunën nga Hefei, kryeqyteti i Provincës Anhui të Kinës, për në Tiburg të Holandës, i ngarkuar me 82 kontejnerë. Itinerari është pjesë e projektit ambicioz të Kinës “Belt and Road”.

Udhëtimi shënon nisjen e një shërbimi të ri të ngarkesave hekurudhore midis dy qyteteve. Treni do të udhëtojë për rreth 15 ditë për të mbërritur në destinacion, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë tani ka 20 rrugë që lidh Hefein me tetë vende, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Finlandën, Holandën dhe Rusinë. Sipas statistikave, janë gjithsej 194 trena mallrash Kinë-Evropë që janë nisur nga Hefei deri më tani këtë vit.

I nisur në vitin 2011, shërbimi i transportit hekurudhor Kinë-Evropë konsiderohet një pjesë e rëndësishme e nismës “Belt and Road” (BRI) për të rritur tregtinë midis Kinës dhe vendeve që janë bërë pjesë e këtij projekti. Nisma ambicioze disa trilionë dollarëshe u njoftua nga Presidenti Kinez Xi Jinping në vitin 2013.

Që prej atëherë, më shumë se 140 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e përbashkët të projektit.

Kjo nismë ka për qëllim të forcojë lidhjen dhe bashkëpunimin midis Azisë Lindore, Evropës dhe Afrikës Lindore. Ekspertët thonë se ajo do të rrisë ndjeshëm tregtinë globale, duke përgjysmuar kostot e tregtimit. Megjithatë ajo është parë edhe si strategjia e Kinës për të zgjeruar ndikimin e saj ekonomik në Europë, sidomos pas ashpërsimit të luftës tregtare me SHBA-të.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy