Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në PE

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në PE

Arba Kokalari është bërë eurodeputetja e parë me origjinë shqiptare.

Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e të dielës.

“Unë kam hyrë në parlamentin evropian! Faleminderit për të gjithë ata që kanë luftuar për mua!” shkruante deputetja më e re e PE, Arba Kokalari në Facebook pas daljes së rezultateve.

Partia ku bën pjesë edhe shqiptarja fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në katër deputetë në PE.

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur këtë një moment historik, teksa me një shënim në faqen e tij në FB, shpreh urimet për Arben, fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës se PD në Partinë Popullore Europiane!

Arba Kokalari lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe është mbesa e Musine Kokalarit së diplomuar në “La Sapienza” të Romës në vitin 1941, por që u dënua dhe internua më vonë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri dhe vdiq në 1983.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy