Bërxulla protestë për projektin Thumanë-Kashar/ Banorët: Thirrje kryeministrit, të pezullojë punimet, dëmtohen rreth 90 shtëpi (VIDEO)

Bërxulla protestë për projektin Thumanë-Kashar/ Banorët: Thirrje kryeministrit, të pezullojë punimet, dëmtohen rreth 90 shtëpi (VIDEO)

Dhjetëra banorë të Bërxullës janë mbledhur mëngjesin e sotëm para kryeministrisë për të protestuar kundër projektit të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen me çmimin e tregut për tokat e tyre, që preken nga ndërtimi i rrugës.

Banorët në ditën e 45 të protestës shprehet se nuk do ta lejojnë vazhdimin e projektit pa u bërë sqarimi i tyre. 

Këtu nuk ka pasur fare transparencë, nuk dimë as projektin, nuk ka pasur asnjë konsultim me banorët, unë kam kaq vite kryeplak i fshatit, askush nuk na ka konsultuar. Nuk e kuptoj sesi një firmë merr vetëm miratimin e projektit dhe del në rrugë ndërton.

Pika e parë thotë të bëhet konsultimi, një gjë nuk ka ndodhur, por me kë u bë ky konsultim. Shkelja e dytë, projekti u devijua tre herë, është zhvendosur projekti, kapërceu ylberin dhe kërceu në 300 m vijë ajrore.

Nga projekti rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre. Shtyllat e projektit do të prekin mbi 70 banesa të tjera nëse zhvendosen nga zhvendosja e aksit.

Nuk ka pas konsultim publik. Duam të dimë a do të ketë rrugë dytësore. Të vlerësohet me çmimin e tregut sot. Ne nuk do ta lejojmë firmën të zhvillojnë aktivitetin. Ne nuk e dorëzojmë tokën se e kemi tonën me ligj.

Shteti po kërkon të na grabisë tokën tone. Unë do e mbroj sipas ligjit dhe kushtetutës, të paraqiten me leje ndërtime, të më shpronësoje sipas tregut tokën dhe shtëpinë. Leja e ndërtimit aty del mbi pronën time.

Shteti i del garanci firmës, kurse qytetarët i lë në rrugë. Në fund fitimi i firmës del 1.3 milion €, kurse banorët i shkel me këmbë, vetëgjyqësia bëhet më detyrim, ne kemi pronën e certifikuar, shtëpitë më ligj.

Kryeministri të reflektoj me ne dhe të vij këtu për të negociuar, thirrje i bëjmë Ramës që të pezullojë punimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy