
Ndikimi i COVID-19-s te shëndeti mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve mund të vijojë për shumë vite.
Sipas raportit Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021: Në mendjen time: promovimi, mbrojtja dhe kujdesi për shëndetin mendor të fëmijëve – vështrimit më gjithëpërfshirës të UNICEF-it në shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve në shekullin e 21-të - edhe përpara COVID-19-ës, fëmijët dhe të rinjtë mbanin barrën e sëmundjeve të shëndetit mendor pa shumë investime për trajtimin e tyre.
Sipas vlerësimeve më të fundit në dispozicion, më shumë se 1 në 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç jetojnë me një çrregullim mendor të diagnostikuar në nivel global. Rreth 46,000 adoleshentë vdesin çdo vit nga vetëvrasja, që është një ndër pesë shkaqet kryesore të vdekjes për këtë grupmoshë. Ndërkohë, ekzistojnë hendeqe të mëdha midis nevojave të shëndetit mendor dhe financimit për shëndetin mendor.
Raporti zbulon se vetëm rreth 2% e buxhetit për shëndetësinë të qeverive u caktohet shpenzimeve për shëndetin mendor në nivel global.
Nga ana tjetër, ekziston një hendek njohurish mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.
Sipas studimit të (Sjelljet lidhur me Shëndetin e Fëmijëve ne Moshën Shkollore) 2017-18, një përqindje e konsiderueshme këtyre fëmijëve, raportuan se ndihen të irrituar të paktën një herë në muaj, ose janë nervozë dhe raportojnë çrregullime të gjumit. Fëmijët dhe vajzat më të mëdha raportojnë një nivel më të lartë të çrregullimeve të shëndetit mendor. Adoleshentët shpesh raportojnë se ndihen nervozë (18 përqind), temperament të vështirë (20 përqind) dhe dhimbje koke dhe vështirësi për të fjetur (15 përqind).
COVID-19 ka nxjerrë në pah shendetin mendor si një rrezik të rëndësishëm i cili po zhvilloht më tej, e me të cilin po përballen adoleshentët edhe në Shqipëri.



