Nga qershori, qeveria do të nisë punën për procesin e ri të vlerësimit të pronave. Krahasuar me draftin fillestar që parashikonte që për rivlerësimin qytetarët të paguanin 3%, propozimi i ri është për 5%. Dritan Ballgjini, ndërmjetësues pasurish, tha në studion e MCN economy se është i domosdoshëm procesi i rivlerësimit të pronës.

Ne jemi në zonën e TEG. Referenca në 2022 ka qenë 69 900, sot është 115 200. Shumica e ndërtimeve që janë bërë para 2021 janë ndërtimi të pahipotekuara. Pra një pronar është me kosto ndërtimi dhe për të shitur i lind një tatim i madh. Në vitin 2022 ishin të papërfshira, në 2024 nëse përfshihen do të jetë një gjë shumë e mirë. Mbi 30% e pronave në tregun e Tiranës është pa certifikatë pronësie.

Të gjithë qytetarët kanë mundësinë të marrin informacion. Unë i ftoj që ta afrojnë sa më shumë rreth çmimit aktual të tregut. Të gjithë kemi kapacitete për t’i informuar qytetarët si duhet të veprojnë. Pra faza e parë është raporti i vlerësimit, i cili aksesohet përmes e-Albanias dhe për pak kohë qytetari merr vlerësimin. Çdo gjë nis nga këtu: nga vlera aktuale e kartelës në të cilën është shënuar rivlerësimi i fundit.

Referencat ndryshuan në gusht 2023. I gjithë territori i Shqipërisë iu nënshtrua ristrukturimit të zonës kadastrale dhe çmimit të referencës. Ky i fundit në disa zona ndryshoi. Në Tiranë përveç Kamzës, e gjithë harta demografike pësoi ndryshime.

Qeveria shqiptare asnjëherë nuk ka qenë e painformuar. Çdo dy vjet ose ka ngritur ose ka ulur diçka. Mendoj që prapë do të rishikohen sepse shohin trendin. Ndoshta në të ardhmen do t’i bashkohemi Europës me çmim reference për zona kadastrale. Në çdo fund viti shihen në një territor të caktuar sa kontrata shitjeje janë realizuar.

Çdo gjë në fund të ditës është llogari. Nëse unë shes një pronë që vlerën e ka 50 mijë euro dhe e shes 100 mijë, atëherë tatohem për 100 mijë euro. Shumica e atyre që blejnë pasuri të paluajtshme janë njerëz që i lëvizin ato për të fituar. Gjëja më e mirë është të fillojë procesi i rivlerësimit.

Sa i takon blerjes së pronave të patundshme, Ballgjni tha se blejnë kryesisht shqiptarët dhe i shohin shpesh si formë investimi.

Shqiptarët nuk po largohen, shumë shpejt do t’i rikthehen këtij vendi. Ata janë duke kërkuar forma të reja të të bërit qytetar dhe të bërit biznes. Blejnë shumë të huaj, mund të them rreth 20% e pronave. Blejnë ata që kanë emigruar por duan ta kenë një pronë në Tiranë. Blejnë edhe ata që duan t’i rishesin dhe janë në ciklin e investimeve. Ky treg në 10-15 vite do të jetë i stabilizuar por jo në rritje galopante.