Drogë, arratisje dhe vrasje/ Krimet në botën e errët të qelive në burgjet e vendit

Drogë, arratisje dhe vrasje/ Krimet në botën e errët të qelive në burgjet e vendit

Nga sendet e lejuara, trafik droge armë e deri në vrasje me pagesë janë krimet brenda qelive të betonit në burgjet shqiptare.

Nga viti 1995 e deri në ditët e sotme, burgjet shqiptare kanë qenë skenë e arratisjeve, tentativave të dështuara dhe ngjarjeve të rënda që kanë vënë vazhdimisht në provë sistemin penitenciar. Disa prej tyre kanë zgjatur vetëm pak minuta, të tjera kanë tronditur opinionin publik për vite me radhë.

 

BURGU “JORDAN MISJA”

 

Janar 1995. Një nga episodet më të rënda të tranzicionit. Njëzet të burgosur arratisen njëkohësisht nga burgu “Jordan Misja” në Tiranë, duke ekspozuar dobësitë e mëdha të sigurisë në vitet e para pas rënies së komunizmit.

 

BURGU I TEPELENËS

 

Në prill të vitit 2002, autoritetet zbulojnë armë zjarri, municion dhe kallëpe dinamiti të fshehura nën dyshemetë e qelive në burgun e Tepelenës. Një plan arratisjeje që, po të kishte ndodhur, do të kishte pasur pasoja të rënda.

 

302 / MINE PEZA

 

Shkurt 2005. Në paraburgimin 302, në zemër të Tiranës, zbulohet një tunel i fshehtë 10–12 metra i gjatë, i hapur nga një dyqan lulesh përballë burgut. Një nga tentativat më të sofistikuara të arratisjes në historinë e burgjeve shqiptare, e ndalur rastësisht para realizimit.

 

BURGU I BURRELIT

 

Prill 2008. Dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Fran Marashi dhe Prenk Lleshi, arratisen nga burgu i Burrelit. Liria zgjat vetëm disa orë. Ata kapen tre kilometra larg, pranë urës së Matit.

 

Viti 2010 shënon dy episode të forta. Admir Tafili largohet gjatë një lejeje për arsye familjare dhe zhduket për muaj me radhë, përpara se të vetëdorëzohet pas një serie ngjarjesh kriminale. Ndërkohë, në burgun “Jordan Misja”, 20-vjeçari Ajet Markaj kapërcen murin rrethues gjatë ajrimit. Rojeve u mbeten vetëm atletet në dorë.

 

BURGU I DRENOVËS

 

23 nëntor 2013. Arratisja më spektakolare. Shtatë të dënuar çarmatosin gardianët, qëllojnë me armë automatike dhe largohen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Brenda pak ditësh, të gjithë do të bien në prangat e policisë shqiptare dhe greke.

 

BURGU I VAQARRIT

 

Janar 2015. Ismail Sinani kapërcen murin rrethues të burgut të Vaqarrit, por kapet vetëm pak kilometra larg, i plagosur gjatë hedhjes.

 

GJYKATA E VLORËS

 

Maj 2018, Një i dënuari, identifikuar si Mikel Kasa largohet nga salla e gjyqit në Vlorë, pas shpalljes së vendimit. Një arratisje e pazakontë, që përfundon një vit më vonë në Athinë.

 

TEPELENË / JORDAN MISJA

 

Prill 2020 dhe tetor 2021. Tentativa të tjera arratisjeje në Tepelenë dhe në burgun 313 në Tiranë tregojnë se problemet e sigurisë mbeten ende aktuale, ndërsa për disa raste nisën edhe hetime për punonjës të policisë së burgjeve.

 

PEQIN 

 

Dhjetor 2023. Jo arratisje, por vrasje brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Një ngjarje që trondit sistemin dhe rikthen vëmendjen tek kontrolli i armëve brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

 

Shkurt 2025. Daut Laze, 49 vjeç, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në burgun e Shënkollit (Lezhë) më 4 shkurt 2025 në orët e para të mëngjesit.  Ai ishte i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe prej nëntorit 2024 gjykata kishte vendosur që ai të qëndronte nën mjekim të detyruar në një institucion mjekësor.

 

Një histori gati tre dekadash, me arratisje, tentativa dhe ngjarje të rënda, që nxjerrin në pah një problem të përsëritur: siguria në burgjet shqiptare mbetet një sfidë e hapur. Një sfidë që, sa herë dështon, rrezikon jo vetëm sistemin, por edhe sigurinë publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy