Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka urdhëruar pezullimin e drejtorit të burgut të Fierit, pas videos në të cilën të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin që ai drejton shfaqeshin duke larë makinën e tij. Në video duken të burgosurit teksa lajnë mjetet e drejtorit Arjan Hasani dhe zyrtarëve të tjerë, ndërsa policët i mbajnë nën vëzhgim.
“Burgu nuk është institucion privat. Çdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet si çdo person tjetër”, tha Manjani në lidhje me rastin në fjalë.
Videoja është filmuar ditët e fundit.



