Gjobiten shoferët në Rrugën e Arbrit (VIDEO)

Gjobiten shoferët në Rrugën e Arbrit (VIDEO)

Makina Inteligjente dhe radarët janë vendosur në dy ditët e fundit në Rrugën e Arbrit dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Policia e Shtetit ka pezulluar 30 leje drejtimi, si dhe ka ndëshkuar me masë administrative, 252 drejtues mjetesh, nga këta 141 janë konstatuar në shkelje të dyfishtë apo të trefishtë.

Janë konstatuar 11 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi 70 km/h, ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, pasi rruga është akoma në ndërtim.

Por edhe pse policia apo Ministria e Infrastrukturës kërkojnë vazhdimisht të bëhet kujdes nga shoferët pasi ndërtimi i rrugës nuk ka përfunduar ende, këto pamje tregojnë se masat e sigurisë që duhet të merren nga autoritetet janë inekzistente.

Në rrugë nuk ka asnjë tabelë për të orientuar shoferët për punimet që kryhen apo për rrezikshmërinë, por kjo është zgjidhur nëpërmjet mënyrave primitive, siç është vendosja e gurëve në mes të trasesë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy