
Denuklarizimi mesa duket ka qenë kushti I presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar ftesën e takimit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Zëdhënsja e tij Sarah Sanders tha se takimi nuk do të zhvillohet nëse ata nuk ndalin proceset nukleare dhe testimin e raketave. Ndërkohë vetë presidenti Trump e cilësoi këtë pakt, si shumë të mirë për Botën.



