
Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa 200 të tjerë janë plagosur, pasi një tren kaloi mbi një turmë njerëzisht në një hekurudhë në Amritsar të Indisë, pranë kufirit pakistanez.
Viktimat ishin duke qëndruar në gjurmët shinave duke parë festimet për festivalin Hindu të Dusshera, thanë dëshmitarët okularë për BBC Punjabi, ndërsa pjesa më e madhe e tyre humbi jetën dhe u plagosën pas shtypjes nga turma, pasi ata nuk e dëgjonin afrimin e trenit kur shikonin një zbukurim të mbushur me fishekzjarre të mbretit demon Ravana.
Pamjet e vendit të aksidentit, tregojnë trenin që ecën përmes turmës së njerëzve, të cilët ishin mbledhur për të djegur një figurë të mbretit-demon Hindu, Ravana, kulmi i festivalit vjetor të Dussehra.
Dëshmitarët raportojnë disa fëmijë mes viktimave dhe thonë se njerëzit nuk dëgjuan paralajmërimet e trenit për shkak të zhurmës së fishekzjarrëve.
Zyrtarët thanë se përparësia tani ishte që të merrnin të plagosurit dhe ti dergonin në spitalet lokale.
Pamjet e postuara në mediat sociale tregoi trenin që udhëtonte me shpejtësi duke goditur turmën.
Incidenti ndodhi rreth orës 18:30 në orën lokale, tha gazetari lokal Ravinder Singh Robin.



