Vdekja e të riut Jani Rustemi, reagon Sali Berisha: Një krim horror shtetëror

Vdekja e të riut Jani Rustemi, reagon Sali Berisha: Një krim horror shtetëror

“Një krim horror shtetëror” e konsideroi Sali Berisha rastin e të ndjerit Jani Rustemi, i riu i cili ndërroi jetë në QSUT, pasi mbahej në paraburgim për vjedhjen e një tapeti.

Berisha i bëri thirrje Avokatit të Popullit si edhe Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të hetojnë mbi atë që ndodhi.

Në deklaratën e Berishës në rrjetet sociale thuhet:

Një krim tjetër horror shtetëror! I riu, Jani Rustemi i ndaluar nga policia, u dërgua në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë dhe vdiq dje në QSUT. Ai mbahej në paraburgim me akuzën se kishte kishte marrë pa leje një qilim. Familjarët deshmojnë se në paraburgim ndaj Janit është ushtruar dhunë e egër nga banditë me uniformë.

Kjo është vrasja shtetërore e radhës nga kriminelë me uniformën e një qytetari të ndaluar nga policia. I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe si vrasje të mirëfilltë shtetërore të Jani Rustemit.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi dhe denoncoj publikisht këtë akt kriminal të banditëve me uniformë. I bëj thirrje Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të ndërmarrë hetime për vrasjen me tortura të Jani Rustemit dhe shumë të rinjve të tje nga xhelatë me uniformë në burgjet dhe paraburgimet e narkoshtetit të Shqipërisë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy