KQZ mblidhet sot për mandatet e Tahirit, Selamit dhe Roshit

KQZ mblidhet sot për mandatet e Tahirit, Selamit dhe Roshit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e mandateve të dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami dhe kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Sipas strukturës së Prokurorisë për dekriminalizimin, të tre zyrtarët janë gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit pasi nuk kanë deklaruar dënime që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të BE-së.

Sot në orën 11:00, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar dhe vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahirit, dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi.

Mandati i tre të zgjedhurve është vlerësuar nga  Prokuroria e Përgjithshme në shkelje të ligjit të dekriminalizimit, pasi nuk kanë deklaruar në formularët e vetëdeklarimit dënime dhe vepra penale  që kanë marrë dhe vuajtur në disa shtete të Bashkimit Europian.

Vendimarrja në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pritet të jetë e vështirë dhe nën debate të shumta.

Kryetari i KQZ-së, Denar Biba, disa ditë më parë në një reagim për Ora Neës tha se duke qenë se ky është rasti i parë i realizimit praktik të rregullimeve që ka parashikuar ligji për dekriminalizimin, vendimarrja do të përcaktojë precedentin, i cili do të ndiqet edhe me raste të tjera të mundshme, duke garantuar se institucioni i drejtuar prej tij do të analizojë me kujdesin maksimal çdo detaj ligjor.

Për miratimin e kërkesës së Prokurorisë, për heqjen e mandatit të të zgjedhurve  4 nga 7 anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duhet të votojnë pro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy