
Këshilli i lartë i prokurorisë emëroi sot si pjesë e strukturës së posaçme të hetimit një prej prokurorëve të denoncuar si manipulues i provave në vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 25 prill, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
MCN ishte i pari që denoncoi zhdukjen e provave nga vendngjarje, ku Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë, pas një konflikti verbal me persona që njiheshin si militant partiak në qytetin e Elbasanit.
Alfred Shehu, ishte drejtues i prokurorisë së rrethit, i cili në një konferencë për shtyp gënjeu publikisht për të duke mohuar faktin se në vendin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit nuk u gjetën materiale zgjedhore.
Në konferencën për shtyp në ambientet e policisë së Elbasanit, prokurori Alfred Shehu u pyet nga MCN nëse ishin gjetur apo jo materiale zgjedhore në makinën e patronazhistit të Partisë Socialiste fakt të cilin ai e mohoi publikisht.



