Irani ndalon 35 gra për të parë një ndeshje futbolli në stadium

Irani ndalon 35 gra për të parë një ndeshje futbolli në stadium

Prania e grave në evenimente të mëdha është e ndaluar në Iran. Një gjë e tillë ndodh dhe në futboll, aty ku gratë iraniane nuk lejohet të mbushin shkallët e stadiumeve duke shkelur rëndë të drejtat e tyre. 

Që kjo çështje është e vërtetë u konfirmua dhe sot, me policinë iraniane që ndaloj 35 gra që tentuan të hynin në stadium, për të parë ndeshjen mes Esteqlal dhe Persepolis. Autoritetet në Iran bën me dije se ato u mbajtën përkohësisht dhe liruan pas ndeshjes.

Ky takim u luajt nën sytë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infrantino dhe Ministrin iranian të Sportit, Masoud Soltanifar. 

Një transmetim i drejtpërdrejtë u hoq kur një gazetar pyeti Soltanifar se kur gratë do të lejoheshin të ndiqnin ndeshje futbolli.

Sipas agjencisë së lajmeve "ISNA" zëdhënësi i Ministrisë së Brëndshme të Iranit, Seyyed Salman Samani tha se tifozët nuk u arrestuan por u transferuan në një vend të duhur nga policia.

Për të organizuar këtë "tubim" ishin përdorur rrjetet sociale, ndërsa ishte theksuar dhe prezenca e Infrantinos.

Irani i ka ndaluar gratë që të marrin pjesë në lojërat e futbollit që nga revolucioni iranian më 1979.

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, u largua dhe ministri iranian i sportit Masoud Soltanifar

Aktivisti i të drejtave të grave,  Masih Alinejad i bëri thirrje grave të marrin pjesë në ndeshjen e së enjtes, duke ju drejtuar me fjalët.

"Presidenti i FIFA-s do të jetë në stadium nesër. Unë uroj gratë të mblidhen jashtë stadiumit për t'u kërkuar njerëzve që të mos hyjnë pa to."- shkruhej në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy