Me kanabis dhe amfetaminë në dalje të Shqipërisë, pranga të riut në Muriqan

Me kanabis dhe amfetaminë në dalje të Shqipërisë, pranga të riut në Muriqan

Vihet në prangat e policisë në Muriqan një 30-vjeçar, shtetas malazez, pasi në dalje të Shqipërisë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kanabis dhe amfetamine.     

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. 

Në këtë PKK, në dalje, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip  “Volkswagen” me drejtues shtetasin malazez N. B., në të cilin u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kanabis dhe amfetamine.

Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e shtetasit N. B.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi malazez N. B., 30 vjeç, banues në Bar, Mal i Zi, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy