“Ciaran” goditi dje Shqipërinë/ Shi, breshër dhe stuhi edhe sot

“Ciaran” goditi dje Shqipërinë/ Shi, breshër dhe stuhi edhe sot

Fuqia e stuhisë “Ciaran’ me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm goditi dje Shqipërinë, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkulur pemë, e cila pritet të zgjasë edhe gjatë fundjavës.

Në Tiranë, lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe banesave në katet e para të ndërtesave.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije mbrëmë se situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje.

Ndërkohë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave dhe shkarkesave elektrike pritet të ketë edhe nesër dhe të dielën, 5 nëntor.

Sipas tyre, dita e shtunë deri në mesditë parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy