Të shtëna masive në New Mexico,3  të vrarë dhe 14 të plagosur

Të shtëna masive në New Mexico,3 të vrarë dhe 14 të plagosur

Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave masive të premten në shtetin amerikan të New Mexico, sipas autoriteteve lokale.

Ngjarja ka ndodhur në një park në qytetin e Las Cruces, rreth orës 22:00 me orën lokale, bën me dije policia e Las Cruces në një postim në rrjetet sociale.

Dy 19-vjeçarë dhe një djalë 16-vjeçar humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ndërkaq të plagosurit janë të moshave nga 16 deri në 36 vjeç.

Autoritetet nuk kanë bërë ende me dije identitetet e viktimave, ndërkohë që një hetim ka nisur mbi ngjarjen. 

New York Times raportoi se në vendngjarje po mbahej një event mujor të të apasionuarve pas makinave të modifikuara sportive. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy